Arrestohen dy të dyshuar për sulmet ndaj muzeut të Alfabetit

Ministria e Brendshme ka bastisur dy lokacione dhe ka shoqëruar në polici për bisedë informative dy persona si të dyshuar për sulmet ndaj muzeut të Alfabetit në Manastir. Në shishet me të cilat ditë më parë u sulmua muzeu i alfabetit janë gjetur shenjat e gishtërinjve të një personi ende të paidentifikuar, njofton Alsat M.

“Teknika kriminalistike me anë të metodave të forenzikës deri më tani ka gjetur një profil ADN të një mashkulli të pa identifikuar dhe janë ekzaminuar edhe vijat papilare por të një kualiteti të dobët. Policia ka edhe të dyshuar të tjerë që brenda ditës pritet edhe ata të merren në pyetje”, deklaroi Agim Nuhiu, Ministër i Brendshëm.

Nuhiu konfirmon për Alsat se ka iniciuar hetime edhe për sulmet e mëparshme ndaj objektit të muzeut të alfabetit në Manastir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button