Sheqerinska: Ne nuk vendosim për Platformën

LSDM-ja nuk do të heqë dorë nga marrëveshja me partitë shqiptare për kërkesat nga Deklarata e përbashkët e tyre. Zv/kryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska deklaroi se platformat e partive të tjera nuk varen nga LSDM-ja por kërkesat e tyre për trajtim të barabartë dhe vendosjen e shtetit të së drejtës janë legjitime, transmeton Alsat M.

Platformat e partive të tjera politike nuk janë çështje që i vendosim ne. Ne mendojmë se me partitë politike me të cilat do të negocionim për formimin e Qeverisë do të hapim diskutim për shumë çështje që janë në platformat e tyre para ose pas zgjedhore. Megjithatë është e vërtetë që pas zgjedhjeve tentua që e gjithë tema e debatit politik të ndryshohet nga një kërkesë e përgjithshme e qytetarëve të Maqedonisë që të shikojmë nga problemet e tyre, në çështjet e shtetit të së drejtës, përgjegjësi për krimin. Përnjëherë si një pjesë e një skenari të pas-shpinës u bëmë njerëz që diskutojnë vetëm probleme etnike. Ne mbetemi deri në fund në programin dhe politikën që kemi ndjekur në gjithë periudhën e kaluar – deklaroi Radmilla Shekerinska, zv/kryetare e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button