Dy kosovarë hyjnë përmes flakëve dhe shpëtojnë të moshuarin në Gjermani

Në një zjarr që ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në një punëtori në Eichfeld, Gjermani, një person ka marrë lëndime të rënda si pasojë e djegies dhe gazit helmues. Zjarri është përhapur edhe në shtëpitë në fqinjësi, shkruan eisfeldernachrichten.de.

Shpërthimi i zjarrit ka ndodhur rreth orës 19.30 kur kalimtarët kishin alarmuar zjarrfikësit. Ndërkohë, dy burra nga Kosova nuk kanë pritur dhe kanë hyrë përmes flakëve të shtëpisë që po digjej prej nga kanë nxjerrë jashtë një banor 69 vjeçar, përcjell albinfo.ch. Personi i shpëtuar është bartur në një klinikë speciale në Hanover me lëndime të rënda nga djegia dhe nga gazi helmues.

Dy shpëtimtarët, njëri 41 dhe tjetri 44 vjeçar, kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e gazit helmues. Ata janë trajtuar në një klinikë në mënyrë ambulantore.

Shuarja e zjarrit po ecën ngadalë për shkak të vjetërsisë së ndërtesave, transmeton albinfo.ch. Pastaj shtëpitë janë ngjitur njëra me tjetrën kështu që flakët vazhdimisht përhapen gjithandej, ka thënë një zëdhënës policie.

Të lënduar të tjerë nga ky zjarr nuk ka pasur ndërsa lartësia e dëmeve materiale tash për tash vlerësohet në mbi 100 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button