Projektligji për shndërrimin e FSK-së në ushtri, i dërgohet qeverisë

Projektligji i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i është proceduar qeverisë për shqyrtim dhe më pas pritet t’i ri-procedohet Kuvendit për miratim, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Vendimi që Projektligji t’i dërgohet qeverisë, është marrë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Kryetari i këtij institucioni, Kadri Veseli tha se në momentin që ky Projektligj të kthehet nga qeveria, Kuvendi do ta vë në diskutim.

Shndërrimi i FSK-së në Forcë të Armatosur, me përgjegjësi mbrojtëse e ushtarake, është mbështetur edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj tha se të gjitha subjektet politike kanë qenë në favor të transformimit të FSK-së në ushtri përmes kushtetutës, por për shkak të refuzimit të Listës Serbe, tani zgjidhje mbetet shndërrimi përmes ligjit. Nuk është me rëndësi emri, por përmbajtja e Projektligjit, ka thënë Lekaj.

Sipas tij, tani kur qeveria e ka në duar Projektligjin, në afatin prej një muaji mund të përmbyllen të gjitha procedurat deh Kuvendi të votoj transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.

Njëherësh, AAK ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës në seancën e të enjtes, më 9 mars, të votoj një rezolutë me të cilën do të pezullohen bisedimet me Serbinë deri në lirimin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet nën masën e lirimit me kusht në Francë mbi bazën e një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button