Shkup, ekspozohen punimet artizanale për 8 marsin

Në organizim të Odës së Zejtarëve, në bashkëpunim me Shoqatën e pronarëve të hapësirës afariste në Qendrën Tregtare të Qytetit (QTQ) dhe SHA QTQ, dje në Shkup është hapur bazari për 8 marsin i artizanaleve vendase, raporton Anadolu Agency (AA).

Në stendat e vendosura në Qendrën Tregtare të Qytetit (QTQ) mund të shiheshin vepra artizanale të formave të ndryshme të stolisë, bizhuterisë, vizatimeve, pikturave, etj.

Sivjet për herë të parë merr pjesë Svetlana Barjibina, e cila me origjinë është nga Rusia, me profesion mjeke, ndërsa merret me punime artizanale me lesh dhe mëndafsh natyror, si dhe me kukulla, çanta dhe prodhime të tjera. Barjibani në një prononcim për AA thekson se tashmë prej katër vitesh jeton në Maqedoni, ku punon artikuj artizanalë nga leshi, mëndafshi dhe lëkura.

“Përdor vetëm material natyror. Unë jam mjeke. Këtë më herët e kisha vetëm hobi, ndërsa tani e kam punë”, thekson Barjibina.

Nga ana tjetër Suzana Jovçevska, pronare e një dyqani zanati nga Shkupi për AA tha se merret me vizatim dore në xham, përpunim dore të stolisë dhe dekoratave.

“Këto sende i bëj vetë, më ndihmon vajza ime kohë pas kohe në vizatim dhe në gjithçka tjetër, megjithatë kryesisht janë punime të mia”, tha Jovçevska duke shtuar se tashmë tre vite me radhë merr pjesë në bazarin e 8 marsit me punimet e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button