Netanyahu: Irani është përgjegjës për problemet e sigurisë në Izrael

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë përgjegjës Iranin për “80 për qind të problemeve” të sigurisë në vendin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në shtypin izraelit, theksohet se Netanyahu ka mbajtur një fjalim në aktivitetin përkujtimor për personat që kanë humbur jetën në një sulm të ndërmarrë 25 vite më parë në ambasadën e Izraelit në Argjentinë. Ai është shprehur se “Njëri nga burimet tona të sigurisë shprehet se 80 për qind e problemeve tona në siguri burojnë nga Irani.”

Netanyahu duke pretenduar se sulmi në ambasadën izraelite në Buenos Aires në vitin 1992 dhe i cili ka shkaktuar vdekjen e 29 personave “është kryer nga Hizbullahu nën drejtimin e Iranit”, është shprehur se “Që në momentin e parë për ne ka qenë e qartë se kush ka qenë përgjegjës për këtë sulm. Irani këtë e mendoi, planifikoi dhe e zbatoi nëpërmjet Hizbullahut.”

Ndër të tjera Netanyahu ka shtuar se janë të vendosur për të kaluar në veprim për të penguar që Irani të forcohet në Siri dhe që ti dërgojë armë të sofistikuara Hizbullahut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button