Merkel: Nuk ka arsyetim për deklaratën e Erdoganit

 Kancelarja gjermane Angela Merkel sot deklaroi se nuk ka “absolutisht kurrfarë arsyetimi” për komentet e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, i cili i krahasoi ndalesat e autoriteteve gjermane për mbajtjen e mitingjeve politike me “praktikat naziste”, transmeton MIA.

“Deklaratat e Erdoganit shërbejnë vetëm për poshtërimin e vuajtjes pamasë të të prekurve nga krimet naziste kundër njerëzimit dhe veçanërisht e trishtuar është nëse merren parasysh numri i madh i faktorëve të përbashkët të cilët i lidhin dy vendet aleate të NATO-s”, theksoi Merkel.

Ajo pranoi se ka dallime të mëdha midis Gjermanisë dhe Turqisë për çështjet për lirinë e mediave dhe shndërrimin e gazetarit gjerman me prejardhje turke Deniz Juxhel.

Merkeli potencoi se Berlini mbetet besnik në bindjet e tij për lirinë e mediave, të tubimeve dhe të shprehjes dhe se do të vazhdojë t’ju lejojë politikanëve turq të agjitojnë në Gjermani për referendumin për reforma kushtetuese në Turqi, nëse vizitat paralajmërohen në mënyrë transparente dhe në kohë që të mund të respektohen ligjet gjermane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button