BDI e përkushtuar për tu reformuar dhe të zbardh të vërtetën

Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së BDIsë, ku u vendos që të kërkohet nga Ivanov që ta tërheq vendimin e tij antikushtetues si dhe që të bëhemi pjesë e shumicës kushtetuese parlamentare për të formuar qeverinë e re reformiste, kohezive dhe integruese të Maqedonisë, u diskutua edhe për nevojën për reformim transparent të të gjitha niveleve dhe strukturave të BDIsë.

“Që nga themelimi i vet, si pasardhëse e UÇKsë, e gjer më sot, BDI dhe Ali Ahmeti kanë ngadhnjyer në çdo garë zgjedhore duke marrë besimin dhe përgjegjësinë nga shumica absolute e shqiptarëve në vend.

Besimi i qytetarëve për ti zbatuar premtimet zgjedhore është realizuar me pjesëmarrje gati se të pandërprerë në të gjitha pushtetet, gjë që ka bërë që eksponentët partiak të bëhen objekt i kritikës së vazhdueshme, por edhe i shpifjeve të paskrupullta, që përfshijnë akuza të paargumentuara për korrupcion, nebulozave për tradhëti kombëtare gjer tek akuzat marrëzore për vrasje.

Për ne, besimi i qytetarëve për Kryetarin Ali Ahmeti dhe Bashkimin Demokratik për Integrim është mbi të gjitha dhe prandaj, për të zbardhur të vërtetën e plotë dhe të vetme, BDI mbështet, kërkon dhe do të angazhohet për hulumtim të thellë të veprimtarisë së çdo funksionari nga viti 2002 gjer më sot dhe bartje të përgjegjësisë për çdo keqpërdorim eventual të besimit partiak dhe detyrës zyrtare.

Duke qenë të sigurt në veprimtarinë tonë, ky hap paraqet përkushtim të palëkundur për zbardhjen e së vërtetës dhe nismë reformuese për vijimin e qëndrueshëm të BDIsë si vlerë kombëtare, nëpërmjet të largimit ligjor dhe institucional të të gjitha dyshimeve, por edhe shpifjeve të vazhdueshme tendencioze në adresë të BDIsë”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button