Nesër skadon afati për shpalljen e zgjedhjeve lokaleve në Maqedoni

Sipas kodit zgjedhor, zgjedhjet lokale në Maqedoni do të  duhet të mbahen më 14 maj, ndërsa duhet të shpallen 70 ditë para kësaj date, që i bie afati i fundit për shpalljen e tyre të jetë dita e nesërme.

Por nëse edhe ky afat shkelet, atëherë opsioni i tjetër është shtyrja e zgjedhjeve. Kuvendi duhet të hapë kodin zgjedhorë dhe të intervenojë me ndryshime të reja për shtyrjen e zgjedhjeve.

BDI-ja dhe kuadrot e saj në krye të komunave shqiptare nuk janë të interesuar për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Nënkryetarja e integristëve që drejton Komunën e Tetovës, Teuta Arifi, deklaroi për Alsat M,  se BDI-ja kërkon respektimin e afatit ligjor që zgjedhjet do të mbahen në gjysmën e parë të muajit maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button