Zaev i bindur se nuk do të ketë gjakderdhje nëpër rrugët e Maqedonisë (VIDEO)

“Jam i bindur se nuk do të ketë gjakderdhje nëpër rrugët e Maqedonisë . Nëse do të ndodhte kjo, atëherë do të kishte ndodhur shumë më herët. Me shumë durim, përkushtim, kujdes, nëpërmjet negociatave kemi ardhur deri këtu. Jam i lumtur dhe krenar për atë se jemi çliruar nga regjimi me flet-votime dhe me stilolaps”, ka thënë Zaev lider i LSDM-së në një intervistë për televizionin e Kroacisë.

Ai ka theksuar se oponenca e tij politike, duke aluduar në VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit në këto moment po luan me ndjenjat etnike duke krijuar ndarje etnike.

Koncepti ynë është Maqedonia për të gjithë, ndërsa koncepti i palës tjetër është Maqedonia vetëm e maqedonasve, ka deklaruar kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev i cili ka kërkuar edhe njëherë qetësi midis qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button