KB: Nëse konfirmohen sulmet kimike në Mosul, ato janë krime lufte

Nëse  do të  konfirmohen sulmet kimike  në Mosul, ato paraqesin shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare humanitare  dhe krime lufte, deklaroi koordinatori humanitar i KB-së për Irakun, Liz Grande, i cituar nga mediat amerikane.

“Kjo është e tmerrshme. Asnjëherë nuk ka arsyetim, asnjë  lloj arsyetimi për përdorimin e armëve kimike “, tha ajo.

Dymbëdhjetë persona, midis të cilëve edhe gra dhe fëmijë, janë sjellë në spital për shkak të problemeve të shkaktuara nga ekspozimi i mundshëm në armë kimike.

Sulmi i supozuar kimik u krye  këtë javë në pjesën lindore në Mosul, që në janar u shpall  tërësisht i liruar nga ana e forcave irakiane, në rajon në afërsi të lumit Tigër, i cili qytetin e ndan në dy pjesë.

Pjesa më e madhe e Mosulit Perëndimor edhe më tej ndodhet nën kontrollin e grupit Shteti Islamik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button