Bujar Nishani do ta vizitojë Serbinë e Jugut që të njihet me të drejtat e shqiptarëve lokal

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka paralajmëruar që më 7 mars të vizitojë jugun e Serbisë, më saktësisht Bujanocin dhe Preshevën, pas “Platformës së Tiranës” të Edi Ramës, siç e quajtën takimin e kryeministrit të Shqipërisë me liderët shqiptarë të Maqedonisë pas zgjedhjeve në këtë vend, dhe “thirrjes për luftë” të Hashim Thaçit që të “mos lëshojnë pe”, sipas medieve serbe, “ofensiva” e shqiptarëve po arrin edhe në Serbinë e Jugut dhe kjo në formë të vizitës së Nishanit.

Kushtetuta e Shqipërisë thotë se të gjitha të drejtat e shqiptarëve duhet t’i mbrojë Shqipëria. Kështu, sipas “Sputnjikut” të Serbisë ka deklaruar Januz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë.

Ai tha kështu me rastin e vizitës së paralajmëruar të presidentit të Shqipërisë në Luginë të Preshevës, transmeton Koha.net.

Kjo është vizita e parë e shefit shqiptar të shtetit në Serbi pas 69 vjetësh. Presidenti i parë i Shqipërisë në Serbi ka qenë më 1948, kur në Beograd ishte Enver Hoxha.

“A do të jetë vizita e Nishanit më jug të Serbisë vetëm pjesë e ofensivës diplomatike të shqiptarëve dhe mund të ndodhë që pas vizitës së tij të pritet edhe ndonjë ‘Platformë e re e Tiranës’ për vendin ton, e ngjashme me atë me regji të Ramës në Maqedoni”, pyet “Sputnjik”, transmeton Koha.net.

Januz Musliu ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është që presidenti i Shqipërisë të njihet personalisht me pozitën dhe statusin e shqiptarëve në jug të Serbisë, citojnë mediat serbe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Luginës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button