Çifti Manevski janë ekspertët që kanë këshilluar Ivanovin që të mos ia jep mandatin Zaevit

Ekspertët të cilët i thanë Gjorge Ivanov që të mos ia jep mandatin Zoran Zaevit janë ish ministri i drejtësisë Mihajlo Manevski dhe bashkëshortja e tij Filimena.

Siç njofton A1on, mbremjën kur në një takim të fshehtë te Ivanovi ishte Nikolla Gruevski, i cili qëndroi për pesë orë, aty ishte edhe çifti bashkëshortor Manevski.

A1on nga burime të sigurta kupton se atë mbrëmje është negociuar strategjia dhe adresimi i Gjorge Ivanov, me anë të të cilit ai u mundua të gjejë arsyetim që të mos i ndahet mandati Zaevit, edhe pse ai plotësoi kushtin të cilin e kërkoi Ivanov, të dorëzohen jo 61 po 67 deputet si përkrahës.

As Manevski e as Ivanov nuk kishin asgjë kunder kur Nikolla Gruevski për 20 ditë negocionte me BDI-në për Platformën. Ivanov pa asnjë problem ia dha mandatin Gruevskit, pa asnjë vërtetim se ai ka siguruar 61 deputet apo shumicën parlamentare, dhe nuk kundërshtonte atëherë se platforma mund të shkel sovranitetin e Maqedonisë.

Filemena Manevska dyshonte se bombat e opozitës të cilat i publikoi disa bisedime se si Manevska rregullon raste në gjykatat për partinë dhe funksionarët e VMRO-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button