Pas vendimit të BDI, flet LSDM

Proceset demokratike janë filluar dhe vullneti i shumicës së qytetarëve i dhënë në 67 mandate të deputetëve duhet sa më shpejt të realizohet me formimin e qeverisë së re reformatore dhe institucioneve të pavarura demokratike, citon LSDM-ja në njoftimin e sotëm pas vendimit të BDI-së për të hyrë në Qeveri.

“Nëse tani nuk respektohet shumica e qytetarëve, as pas tyre nuk do të respektohet”, citojnë nga LSDM dhe shtojnë se është i qartë përcaktimi i qytetarëve dhe se duhet që të lejohet një transferim paqësore dhe i shpejtë e pushtetit në Maqedoni.

Shtojnë se shumica e qytetarëve, rreth 700.000, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare tashmë zgjodhi bashkim, ndryshime, drejtësi dhe jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button