U befasuam! Mjekët e operojnë në kokë ndërkohë që ai i bie kitarës (VIDEO)

Një video paksa e çuditshme po qarkullon në internet dhe tregon se si një pacient luan kitarë dhe këndon, ndërkohë që mjekët po e operojnë në një pjesë të kokës.

0-vjeçari Rolden Batista nga Santos e San Paolo iu nënshtrua një operacioni me qëllim largimin e një maze që po i zhvillohej në një pjesë të kokës. Para një viti ai filloi të përballej me situata të ndryshme, të cilat e bënë më në fund të drejtohej në spital. Analizat treguan se në kokën e tij kishte filluar të zhvillohej një mazë në formë zemre që duhet të largohej urgjentisht.

Batista duhet të zgjidhte mes dy alternativave. Ose t’i bënin anestezi totale, ose ta zgjonin gjatë operacionit. U zgjodh alternativa e dytë që konsiderohet edhe më e suksesshmja, pasi me këtë mënyrë mjekët kuptojnë nëse të gjitha pjesët e kokës që lidhen me të folurën, kujtesën dhe lëvizjen janë funksionale pas ndërhyrjes. Gjatë operacionit ndihmësit i dhanë 40-vjeçarit një kitarë dhe i kërkuan të luante këngën e tij të preferuar.

Sipas mediave vendase, operacioni rezultoi i suksesshëm dhe Batista ndohet në shtëpi duke u përpjekur të rrimarrë veten sa më shpejt pas operacionit.

I njëjti fenomen është përsëritur në Brazili edhe në vitin 2015 kur një pacient luajti në kitarën e tij këngën Yesterday të Beatles.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button