Maqedoni, 40 viktima të dhunës familjare kanë kërkuar ndihmë juridike falas

Në dymbëdhjetë muajt e fundit, pasi që projekti Qasje deri te e Drejta në Maqedoni filloi të implementohet, më shumë se një mijë qytetarë janë drejtuar te shoqatat autorizuese dhe kanë kërkuar këshilla juridike pa pagesë, njofton Portalb.mk.

Në mesin e kërkuesve të këtij shërbimi pa pagesë janë edhe viktimat e dhunës familjare. Gjithsej 40 viktima të dhunës familjare janë paraqitur për të kërkuar këshilla he informata te shoqatat përkatëse, ndërkaq një pjese të tyre u është nevojitur edhe mbrojtje në Gjykatë.

“Viktimat e dhunës familjare më së shpeshti drejtohen te shoqata përkatëse, ku juristët i këshillojnë dhe u ndihmojnë për plotësimin e kërkesave për avokat pa pagesë. Kjo kërkesë dorëzohet me miratim nga Ministria e Drejtësisë”, thonë nga përfaqësuesit e projektit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button