Civil: Jepini fund dhunës dhe keqpërdorimit të të miturve, menjëherë!

Qendra për Liri “Civil” nëpërmjet një kumtese të dërguar sot në media u bën thirrje institucioneve, policisë, prokurorisë, prindërve dhe politikanëve që menjëherë të marrin masa dhe ta ndalojnë keqpërdorimin e të miturve dhe përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe dhunës në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

“Indoktrinimi dhe keqpërdorimi i të miturve për zbatimin e akteve të dhunës politike janë të papranueshme. Inspiratorët e dhunës të ditëve të kaluara duhet menjëherë të thirren në përgjegjësi.

Institucionet, para së gjithash policia dhe prokuroria, menjëherë të marrin masa ligjore dhe ta ndalojnë dhunën.

Thirrje dërgojnë ndaj prindërve dhe kuadrit arsimor që t’i mbajnë të miturit anash nga politika dhe nga veprimet me të cilat nxitet urrejtja dhe dhuna politike. Ata nuk guxojnë të lejojnë që fëmijët dhe të rinjtë të bëhen pjesë e skenarëve të tmerrshme të strukturave të cilat për qëllim të vetëm e kanë shmangien nga drejtësia për sundimin kriminel, keqpërdorimet dhe mashtrimet zgjedhore.

U bëjmë thirrje liderëve të bashkësive dhe politikanëve të ndërgjegjshëm në nivel lokal dhe nacional nga të gjitha partitë, të dalin me dënim publik të gjuhës së urrejtjes dhe dhunës. Ata duhet të dalin në terren, të bisedojnë me qytetaret dhe qytetarët dhe t’u bëjnë thirrje për tejkalimin e dallimeve përmes bisedës dhe debatit të argumentuar.

Inspiratorët dhe organizatorët e akteve të dhunës në të cilat janë përfshirë të miturit, do të përgjigjen para publikut dhe para ligjit. Inspiratorët e promovimit bandit dhe vulgar të histerisë etno –nacionaliste do të mbahen mend si elementë shkatërrues të cilat i rrënojnë themelet e vendit, për të cilat gënjejnë se i mbrojnë. Ata do të ftohen në përgjegjësi edhe para publikut edhe para ligjit!

Fasadat u shembën që moti. I ftojmë që tani të ballafaqohen me pasojat nga veprimet e tyre kriminele” shkruan ndër të tjerash në kumtesën e “CIVIL”.

LEXO: Vazhdon dhuna në Shkup, janë rrahur dy tinejxherë

LEXO: Avokati i Popullit apelon që fëmijët të mos involvohen në protesta

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button