Bregu Perëndimor, shumë të plagosur nga ndërhyrja izraelite

Një numër i madh i palestinezëve, përfshirë edhe gazetarë, janë plagosur pas ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protestat e organizuara në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në protestat e organizuara kundër vendbanimeve kolone hebreje dhe “Murit të Vajtimit” në fshatrat Nebi Salih, Belin dhe Nalin në afërsi të Ramallahut dhe në Kefr Kaddum në perëndim të Nablusit, ushtarët izraelitë kanë përdorur plumba gome, gaz lotsjellës dhe shok-bomba.

Fotoreporteri i televizionit shtetëror palestinez i cili po ndiqte ngjarjet, Ahmed Shavir, është qëlluar në kokë me plumb gome gjatë ndërhyrjes së ushtarëve. Shavir është dërguar për mjekim në spitalin Rafidija në Nablus.

Ndërkaq, në fshatin Nebi Salih, kolonët hebre, duke dashur të pengojnë protestuesit, kanë goditur dhjetëra palestinezë, përfshirë edhe gazetarë. Kolonët po ashtu kanë bllokuar rrugën kryesore në fshat, duke penguar kalimin e banorëve, dhe kanë sulmuar automjetet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button