Shkup, organizohet marsh i grave për 8 Mars

Platforma e Barazisë Gjinore do të organizojë marsh për  gratë me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të gruas, kur shënohet lufta e gruas për ekonomi, politikë dhe për barazi sociale, njofton Portalb.mk.

Marshi do të fillojë në orën 12:00 në monumentin “Olimpia” në sheshin Filipi II.

“Njëkohësisht gratë nëpër botë këtë 8 Mars kanë paralajmëruar grevë, dhe ne qartë pa mëdyshje porosisim se duam barazi, solidaritet dhe shoqëri përparimtare. Ju ftojmë të marshoni së bashku me ne. Për të drejta të barabarta, rroga të njëjta, trajtim me dinjitet dhe për respektim”, thuhet në ftesën e organizatorëve në Fejsbuk.

Pjesëmarrësit do të ecin përmes Urës së Gurit dhe sheshit Maqedonia, deri te parku Zhena Borec (luftëtarja-grua) dhe do të dërgojnë porosi se “janë këtu, se janë të rëndësishme dhe se zëri i tyre do të dëgjohet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button