Mjekët: Këta dy lojtarë i shpëtuan jetën Torresit, vonesa do ishte fatale (VIDEO)

Mjekët e Atleticos kanë theksuar se dyshja e lojtarëve Gabi dhe Sime Vrsaljko ishin heronjtë të cilët i kanë shpëtuar jetën Fernando Torresit.

Të dy lojtarët nuk e kanë lejuar që shoku i tyre i skuadrës të kalojë gjuhën poshtë pasi në të kundërt situata do të ishte akoma edhe më e rëndë, shkruan tabloidi britanik “The Sun”, transmeton Portalb.mk.

“Gabi dhe Sime Vrsaljko i shpëtuan jetën Torres, vonesa disa sekonda me e vogël mund të ishte fatale. Në të tilla raste duhet të përfitosh sekonda që janë shumë të vlefshme”, thënë mjekët e klubit spanjoll.

Momentalisht Torres ndodhet ende në spital dhe mjekët kanë konfirmuar se gjendja shëndetësore e lojtarit është e qëndrueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button