Partia Socialiste e Francës: Vendimi i Ivanovit e shfuqizon demokracinë

Për ngjarjet e fundit politike në Maqedoni, ku presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov vendosi të mos ia japë mandatin lideri të LSDM-së Zoran Zaevit, ka reaguar Partia Socialiste e Francës, nëpërmjet Moris Bro, sekretar nacional për çështje globale dhe bashkëpunim, njofton Portalb.mk.

“Presidenti konservator i Maqedonisë Gjorge Ivanov, të mërkurën më 1 mars, nuk lejoi që shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM me 67 deputetë nga gjithsej 120, ta formojë Qeverinë e re të Maqedonisë. Ky vendim paraqet akt kundër Kushtetutës dhe e shfuqizon demokracinë. Ai e tregon qëllimin e partisë së presidentit, e cila ka humbur në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2016. Parti VMRO-DPMNE do që të mbetet në pushtet me çdo kusht, duke krijuar më pas edhe rrezik për luftë ndëretnike, sikur që vendi ishte zhytur në vitin 2001”, thonë nga partia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button