Katy Perry sërish beqare
Këngëtarja Katy Perry është ndarë nga aktori Orlando Bloom.
Lajmin për çiftin e ka konfirmuar një përfaqësues i tyre për revistën “Us Weekly”.
“Para se të publikohen thashetheme dhe deklarata të rrejshme ne mund të konfirmojmë se Orlando dhe Katy në këtë kohë kanë kërkuar hapësirë nga njëri-tjetri”, ka thënë ky përfaqësues.
Çifti filloi lidhjen në janar të vitit 2016.
###