Zaev: Me Ahmetin nuk kemi folur për gjuhën, por si t’i kthejmë paratë

“Budallallëqe janë të thënat se qytetarët do të dënohen, nëse nuk do të flasin shqip. Është manipuluar popullit se paratë do të jetë në dy gjuhë. Njerëzit janë manipuluar, po 32 komuna në shtet janë në dy gjuhë, Kumanova është në tre gjuhë, kë e manipulojnë ata. Gjuha është që të kuptohemi. Të mos frikësoheni nga asgjë, çfarë mjegullnaje është ajo, duhet që të udhëhiqemi nga nevojat e qytetarëve”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistën për TV 24, njofton Portalb.mk.

“Ne nuk bisedojmë për ato punë, për atë nuk mund të dalim me detaje. Rreth 80% e asaj që kemi biseduar me Ahmetin ishte se si t’i kthejmë paratë mbrapa, si ti rrisim rrogat e qytetarëve. Në situatë kur nuk është fituar mandati nuk mundemi të dalim me detaje, por as të bisedojnë për detajet”, tha Zaev.

Ai gjithashtu theksoi se ditën kur Ivanov nuk ia dha mandatin, ai rreth orës 15:30 e ka kuptuar qëllimin e tij, ndërkaq ai gjithashtu theksoi se nuk ekziston ndonjë arsye pse ai të mos e jep mandatin.

“Edhe përskaj vendimit të Ivanovit, kjo nuk do të thotë se nuk do të bëhet Qeveri. Ai do ta japë mandatin, ashtu është rendi. Vendimi më i mirë dhe i vetëm është ai. Në fund do ta jep mandatin. Ka edhe zgjidhje tjera, por rendi është që ta jep mandatin”, tha Zaev.

Sipas Zaevit, Gruevski e fut Maqedoninë në një skenarë të rrezikshëm, transmeton Portalb.

“Manipulimi i qytetarëve është banditizëm dhe i mbronë interesat e Gruevskit. Platforma ishte publikuar më parë, ndërkaq Gruevski ishte i gatshëm që ta vendos si gjuhë të dytë shqipen, vetëm ta largojë PSP-në. Ivanov nuk ka kërkuar 61 mandate për VMRO-DPMNE-në, nga ne po”, tha Zaev.

Zaev tha se e gjithë punët u përzien kur Gruevski ftoi në skenarë të rrezikshëm, qytetarët të dalin në rrugë.

“Çfarë do të ndodhë nëse vazhdon ky skenar, do të na shpjerë në ndarje të shtetit? Apeloj deri te qytetarët që të mos lejojmë ndarje të këtilla me skenarë të zi”, tha Zaev. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button