Katy Perry i jep fund armiqësisë me Taylor Swift me një degë ulliri (VIDEO)
4 vite më parë, Katy Perry dhe Taylor Swift, i dhanë fund miqësisë së tyre, për shkak të disa balerinave që punonin për të dyja palët. Incidenti që ndodhi mes tyre, solli “kunja” të njëpasnjëshme në adresë të njëra-tjetrës. Gjithsesi, tashmë çdo gjë duket se i përket të shkuarës, pasi vajzat kanë bërë paqe. Katy Perry dhe Taylor Swift, i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre, me “një degë ulliri”. Taylor, ka treguar se Katy i ka dërguar asaj një degë ulliri pas Met Gala 2018, transmeton Revista Class.
“Sapo erdha në dhomën e zhveshjes dhe gjeta këtë degë ulliri. Është kaq domethënëse për mua. Faleminderit Katy”,-ka shkruar Taylor në videon e publikuar.
Katy Perry sent Taylor an olive branch for the opening night of the reputation Stadium Tour! pic.twitter.com/6GDamcxezI
— Taylor Swift Updates (@TSwiftPR) May 8, 2018
Tashmë që vajzat janë pajtuar presim t’i shohim më shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës.