Ja pse ju tërheqin gjithmonë partnerë të njëjtë

Ç’është ajo që ju nevojitet më së shumti nga pala tjetër dhe ç’është ajo që më së vështiri ofroni? Mendoni pak për këtë temë.

Ndodh që të gjitha nevojat të cilat nuk na janë plotësuar apo nuk na janë mjaftuar në mënyrën adekuate i ruajmë në pjesën pavetëdijshme të trurit tonë në formë të plagës nga e kaluara, të cilën dëshirojmë ta shërojmë.

Duke pasur parasysh që nuk jemi të vetëdijshëm për ato plagë dhe për nevojat të cilat i kemi, vazhdojmë jetën, njohim njerëz dhe zgjedhim partnerët. Partnerët të cilët do të na pëlqejnë do të jenë ata të cilët kanë të njëjtat karakteristika negative dhe pozitive të prindërve tanë.

Në mënyrë të pavetëdijshme kërkojmë mënyrën që t’i shërojmë plagët ekzistuese, ndërkaq zgjedhim partnerë të cilët janë më të ngjashëm me personat me të cilët i kemi përjetuar lëndimet.

Për këto arsye, shumë lidhje janë të dënuara për dështim, ndërkaq janë të rralla ato lidhje që vërtet të jenë të lumtura dhe të harmonishme.

Mirëpo, zbulimi i imazhit vetjak dhe të partnerit ju ofron rastin për shërim reciprok dhe lidhje dhe afërsi edhe më të fuqishme, transmeton Telegrafi. Është e nevojshme të zbuloni, vetë apo me ndihmën e partnerit, lëndimet tuaja emocionale.

Ç’është ajo që më së shumti nevojitet nga pala tjetër dhe ç’është ajo që më së vështiri e ofroni? Cilat gjëra më së shumti ju pengojnë dhe më së shumti ju shkaktojnë dhembje? Cila ju është lumturia më e madhe dhe cilat gjëra më së shumti ju bëjnë të lumtur te partneri? Mendoni pak për këtë temë.

Bisedoni me partnerin, me miqtë të cilët ju njohin një kohë të gjatë dhe dinë historinë tuaj dashurore, apo me prindërit nëse ju ofrohet mundësia. Provoni të zbuloni cilët janë shkaktarët e sjelljes dhe ngjarjeve të cilat ju përsëriten në marrëdhëniet aktuale. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button