Policia belge zbatoi evakuim në një pjesë të Brukselit

Policia belge sot ka zbatuar evakuim të një pjese të Brukselit, pasi gjatë kontrollit rutinor të një automobili, patrulla policia zbuloi tre bombola me gaz, njoftuan mediat lokale.

Menjëherë pas zbulimit të bombolave, policia e bllokoi rajonin rreth vendit ku është ndalur automobili. Janë evakuar banorët e ndërtesave në afërsi, ndërsa në ndërprerje janë edhe linjat në transportin publik në atë pjesë të qytetit, përcjell MIA.

Media lokale njoftuan se rreth një orë më vonë është dëgjuar një shpërthim i dobët, për të cilin supozohet se është realizuar nën kontroll nga ekipe për çminim.

Një përfaqësues i autoriteteve lokale të Brukselit në deklaratë për televizionin RTBF deklaroi se personi, i cili e ka drejtuar automobilin, ka qenë në listën e të dyshuarve për lidhje me organizata radikale.

Në Bruksel ende është në fuqi gjendja e gatishmërisë së rritur, që u vendos pas sulmeve mbi aeroportin dhe një metro stacion më 22 mars 2016, me ç’rast jetën e kanë humbur 32 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button