Tërmet prej 5,5 ballësh në Adëjaman të Turqisë

Sipas konstatimeve të Departamentit për Hulumtimin e Tërmeteve pranë Drejtorisë Turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Gjendjeve Emergjente (AFAD), sot në orën 14:07 sipas kohës lokale, rajoni Samsat në Adëjaman të Turqisë u godit nga një tërmet prej 5,5 ballësh sipas Rihterit, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet e ditur se tërmeti është shkaktuar në thellësi prej 11,3 kilometrash. Në rajonin e njëjtë, në orën 14:18 sipas kohës lokale, është regjistruar një tërmet tjetër me intensitet prej 4,4 ballësh.

– Disa shtëpi janë rrënuar

Kryetari i Bashkisë së Samsatit, Yusuf Fırat, bëri të ditur se si pasojë e tërmetit janë shembur disa shtëpi, duke njoftuar për dëme edhe në një shkollë, në të cilën nuk ka pasur nxënës të lënduar.

Ndërkaq, Bülent Fırat, kryetari i Odës së Bujqësisë në Adëjaman, tha se dëme janë shkaktuar edhe në disa fshatra, ku banorët kanë braktisur shtëpitë.

“Para pak kohe, në fshatrat Goktarla, Këzëlloz dhe Doanxha u takova me banorët. Disa shtëpi janë rrënuar”, deklaroi Fırat.

– “Dy persona janë lënduar lehtë”

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i Turqisë, Veysi Kaynak, njoftoi për dy të lënduar si pasojë e tërmetit.

“Në fshatrat Akdamar dhe Tashkuju ka ndërtesa të dëmtuara. Dy persona janë lënduar lehtë. Falë Zotit, nuk kemi të lënduar rëndë apo persona që kanë humbur jetën”, theksoi Kaynak

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button