Ndërmjetësuesit e Marrëveshjes së Përzhinos: Ivanov ta rishikojë vendimin

Euro-deputetët Eduar Kukan, Knut Flekenshtajn dhe Ivo Vajgëll, të cilët janë ndërmjetësues të Marrëveshjes së Përzhinos të nënshkruar në qershor për dalje nga kriza politike në Maqedoni, thonë se kryetari Gjorge Ivanov dhe partitë duhet ta respektojnë vullnetin e qytetarëve dhe ta pranojnë atë që ka formuar shumicë parlamentare, njofton Portalb.mk.

“E ftojmë kryetarin dhe të gjitha partitë politike ta respektojnë vendimin demokratik të qytetarëve dhe ta pranojnë shumicën parlamentare pa mos e zgjatur mëtej. Ashtu siç ne vazhdimisht dhe euro-komisariati Joanes Han vërtetojmë, presim Qeveri të re të bazuar në gjithpërfshirje, reforma dhe bashkëpunim ndëretnik”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Ata në të njëjtën kohë e ftojnë Ivanovin dhe partitë të përmbahen nga deklaratat të cilat mund të nxisin trazira në vend, dhe përkujtojnë se vendi duhet të kthehet në rrugën demokratike.

“Zhvillimi i fundit i ngjarjeve mund të ketë ndikim të rëndësishëm në perspektivat evropiane në shtet. Ashtu siç qëndrojnë punët, ne jemi të detyruar ta porosisim Parlamentin Evropian ta anulojë votimin për raportin e vendit për vitin 2016-të”, potencojnë Kukan, Flekenshtajn dhe Vajgëll.

LEXO: Marrëveshja e Përzhinës 1-shi, 15 korrik 2015
LEXO: Marrëveshja e Përzhinës 2-shi, 20 korrik 2016 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button