Edhe 6.196 qytetarë të Maqedonisë vitin e kaluar kanë marrë nënshtetësi bullgare

Gjithsej 6.196 qytetarë nga Maqedonia vitin e kaluar kanë marrë nënshtetësi bullgare, tregon Raporti Vjetor i Komisionit për Shtetësi Bullgare dhe bullgar të huaj jashtë vendit, në kuadër të Administratës së Kryetarit. Raporti tregon se në krahasim me vitin 2015-të, numri i qytetarëve që kanë marrë nënshtetësi është rritur për 1.881, njofton Portalb.mk.

“Në vitin 2016-të vazhdon trendi i rritjes së numrit të personave nga Republika e Maqedonisë që kanë marrë nënshtetësi bullgare. Në krahasim me vitin 2014-të ku numri i personave ishte 1.874, në vitin 2015-të është rritur në 4.315 persona për numrin e qytetarëve të Maqedonisë, ndërsa vitin e kaluar ka arritë në 6.196 persona”, shkruan në raport.

Me këtë, siç shkruan Prizma.mk, nga viti 2005 deri në vitin 2016, gjithsej 63.823 qytetarë nga Maqedonia kanë deklaruar se kanë pasaportë bullgare.

Qytetarët e Maqedonisë, janë të parët në listë sipas dekreteve të nënshkruara për marrjen e nënshtetësisë bullgare në vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button