Si të mirëmbahet fikusi?

Njohuritë për këtë bimë datojnë që moti. Qysh te romakët e vjetër fjala FIKUS ka pasur kuptimin e fikut, transmeton “Fermaime“.

Kjo për këtë arsye: Poqese e këpusni një gjethe do të vreni lëngun e bardhë me veçori ngjitëse, të njejtë me atë të fikut. Në fakt, një lloj i fikut që rritet edhe në hapësirat e Ballkanit është emërtuar Ficusi mbretëresh.

Janë të njohura rreth 1000 lloje të fikusit dhe në mesin e tyre ka bimë të çmuara të dhomës, por edhe shkurre të mëdha.

Kësaj rradhe do të flasim vetëm për llojet në saksi që kultivohen tek ne. Më të njohurat janë Ficus elastica me gjethe të gjelbërta, ficus decora me të kuqe dhe gjithnjë më e preferuara ficus benjamin.

Ficus Elastica

Ka prejardhje nga India, arkipelagu i Malajeve dhe në vendlindjen e saj arrin lartësinë prej 25 metra. Përmasa të larta mund të arrij edhe në saksi, andaj duhet shkurtuar.

Ficus Benjamin

Lloj me gjethe të vogla që i ngjajnë atyre të limonit dhe degë të varura. Është rezistent, andaj në pranverë do të këndellet edhe në rast se gjatë dimërit ka humbur shumë gjethe, për shkak të të nxehtit apo rrymimit të ajrit.

Të gjitha llojet e fikusit, në veçanti ato me gjethe të mëdha kërkojnë kohë për t’u adaptuar në kushtet e dhomës, andaj nuk duhet zhvendosur e as lëvizur. Kërkojnë hapsirë me dritë dhe atë nga të gjitha anët.

Gjatë dimrit, të gjitha llojet kërkojnë një periudhë të shkurtë “pushimi”. Temperatura ideale në atë kohë është 10 deri në 15 grad celsius. Në rast se kanë pak lagështi, gjethet do të mblidhen dhe lakohen.

Gjatë verës u duhet mjaft ujë që ka qëndruar një kohë dhe kërkojnë ajër të lagësht, andaj duhet spërkatur, por, jo të teprohet, meqë gjethet mund të marrin njolla të zeza dhe të bien.

Pluhuri nga gjethet është më së miri të largohet me një leckë të lagët. Dheu që u konvenon është kombinim i atij të kopshtit, argjil, pak rërë dhe një copë thëngjill.

Fikusi kërkon gjatë kohës së vegjetimit mjaft plehra, andaj çdo javë “ujitet” me plehë të lëngët (0,2–0,3%). Poqese u sigurohet temperatura e përshtatshme, rëndomë janë të shëndosha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button