Vendimi i Ivanovit i “ndezë” mediat e rajonit

Mediat e shteteve fqinje shkruajnë për ndodhitë në Maqedoni, pasi që dje presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov,  nuk ia dha mandatit, siguruesit të shumicës parlamentare, liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Ivanov refuzon Zaevin: Pengesë Platforma Shqiptare”, shkruan “Top-Channel” i Shqipërisë”.

“Nova Tv” e Bullgarisë thekson se “Gjorge Ivanov akuzoi Shqipërinë për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit të tij”.

Shkupi pa mandatar, pret nga bota “dënimin e platformës shqiptare për qeverisje”, shkruan “Koha.net” e Kosovës.

“Kuriri” i Serbisë, duke cituar Hanin shkruan: “Dramatike! Grusht-shteti në Maqedoni të gjithë, dhe presidenti duhet ta respektojnë rezultatin e zgjedhjeve!“.

“Zëri i Amerikës” shkruan se “Ivanov refuzon t’ia japë mandatin Zaevit”, “Radio Evropa e Lirë” ka nxjerrë tekst me titullin “Maqedoni: Ivanov ende nuk e mandaton Zaevin, rriten tensionet”, ndërkaq DW ka dalë me shkrim “Reagime të ashpra për vendimin e Ivanovit ndaj Zaevit“.

Për vendimin kontestues të Ivanovit për mosdhënie të mandatit, kanë reaguar dhe një sërë politikanësh, parti dhe zyrtarë të Maqedonisë, rajonit, por edhe të BE-së.

Sipas ekspertëve juridik, Ivanov, me këtë akt e ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht aktin konstitucional.

“Nuk është e drejta e tij, por obligim që të jep mandatin kryetarit të LSDM-së, pas përkrahjes se 67 deputetëve dhe si mandatar të formojë Qeverinë”, thotë profesori universitar, Svetomir Shkariq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button