“Trust”, Koçan dhe Aviroviq paraqiten në Gjykatën Penale (FOTO)

Themelues i “Trans met” dhe pronari i televizionit proqeveritar “TVNOVA” Sead Koçan, sot është paraqitur në Gjykatën Penale me avokatin e tij Nikolla Doevski i cili ështe edhe i liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, për t’u marrë në pyetje pasi që Prokuroria Speciale ka kërkuar paraburgim, njofton Portalb.mk.

Sead Koçan
Sead Koçan

PSP kërkon përcaktim të masës së paraburgimit për të dyshuarin në bazë të tre parakushteve: rrezik nga ikja, mundësi e përsëritjes së veprës dhe ndikim ndaj dëshmitarëve.

Pas tij, në Gjykatë për dëgjim ka ardhur edhe Vasilije Aviroviq, nënshkrues i autorizuar i “Sileks nemetali ST”.

Vasilije Aviroviq
Vasilije Aviroviq

Sead Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Batiq janë të dyshuar për falsifikim të dokumenteve me anë të së cilëve kanë fituar tender në vlerë prej 17 milionë euro nga ELEM për gjurmim të qymyrit dhe mbetjeve nga miniera e Suvodollit.

Këto tre ndërmarrje në tender kanë konkurruar si konzorcium , kurse bartës kryesor i tyre ka qenë “Trans met”.

LEXO: Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro

LEXO: “Trust”, ja kush janë përfituesit e mbi 17 milionë eurove nëpërmjet dokumentave të falsifikuara

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button