Maqedonishtja do të mësohet në mbarë Shqipërinë!
![Maqedonishtja do të mësohet në mbarë Shqipërinë!](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/0052AD11AF7B1303E3689671ED34B961.jpg?fit=400%2C266&ssl=1)
Shoqata maqedonase ‘Ilinden’-Tirana e ka përshëndetur miratimin e Rezolutës në Këshillin e Evropës për zbatimin e Konventës Kornizë që mbron pakicat nacionale. Në bazë të kësaj Rezolute, Shqipëria merr përsipër se do të mundësojnë shkollimin e pjesëtarëve të pakicës maqedonase në gjuhën maqedonase në mbarë territorin e Shqipërisë.
Për pakicën maqedonase në Shqipëri, siç theksojnë në kumtesë, ky është një hap i madh dhe jep shpresë së Qeveria e Shqipërisë dhe kryeministri Edi Rama, do të mundësojnë mësimin e gjuhës maqedonase në tërë territorin e Republikës së Shqipërisë.