DAP hapi sportele shtesë për dorëzim të Fletëparaqitjes tatimore vjetore

Drejtoria e të Ardhurave Publike prej sot hapi sportele shtesë në të cilët mund të dorëzohen fletëparaqitjet tatimore vjetore. Sportelët, siç njoftoi DAP, janë locuar në katin përdhes të Drejtorisë për tatimpagues të mëdhenj tatimor në ndërtesën e LSM-së. “Në këtë mënyrë qytetarët nga Shkupi, por edhe të gjithë ata të cilët janë nga ndonjë qytet tjetër, ndërsa përkohësisht punojnë ose jetojnë në Shkup, fletëparaqitjen tatimore mund ta dorëzojnë në tre lokacione, duke e përfshirë Drejtorinë rajonale Shkup dhe Sportelin tatimor Çair. Gjithashtu, fletëparaqitjet mund të dorëzohen edhe përmes Sporteleve tatimore mobile të DAP-së”, thuhet në kumtesën e DAP-së.

Përfshirë me 27 shkurtin janë dorëzuar gjithsej 140.052 fletëparaqitje tatimore vjetore prej të cilëve 139.441 janë pranuar nëpër sportele, ndërsa 601 janë dërguar përmes rrugës elektronike. Afati përfundimtar për dorëzim të Fletëparaqitjes tatimore vjetore është 15 mars. Për të gjithë informatat plotësuese dhe ndihmë gjatë plotësimit të Fletëparaqitjes tatimore vjetore, qytetarët mund të drejtohen në Info qendrën 0800 33 000 ose të kërkojnë ndihmë nga agjentët tatimorë në zyrat tatimore. Më shumë informata për lokacionet e zyrave tatimore mund të gjenden në http://www.ujp.gov.mk/mk.kontakt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button