LSDM reagon kundër sulmit të gazetarëve

LSDM reagon ashpër kundër incidentit të ditës së sotme , ku gjatë protestës ishte i sulmuar ekipi i portalit A1on.mk. Nga kjo parti kërkojnë nga Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE, që urgjentisht të ndërpresin  provokimet dhe nxitjes së sjelljes së jocivilizuar e cila, sipas tyre ka kulmuar këtë mbrëmje me rrahjen e punëtorëve medial.

“Thirrjet për linçim, gjuha e urrejtjes, incidentet e orkestruara në të cilën ka gurëzim dhe thyerje të objekteve, tentimet për shqetësim të familjeve në shtëpitë e tyre duhet të ndërpriten menjëherë. Kjo mënyrë të cilën e ka zgjedhur regjimi në largim, të vuajnë njerëz të pafajshëm, në mënyrë që kriminelet të mos bartin përgjegjësi për të bërat gjatë 10 viteve ndaj qytetarëve të Maqedonisë, është edhe një vërtetim për vendimin e drejtë të shumicës së qytetarëve për ndryshime dhe nevojën urgjente për transferim të qetë të pushtetit”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga LSDM kanë shtuar se Maqedonia do të ketë Qeveri stabile e cila do të jetë garantues i qetësisë dhe sigurisë së shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button