Departamenti Amerikan i Shtetit fton liderët e Maqedonisë të formojnë Qeveri

Bashkë me bashkëpunëtorët tanë nga NATO dhe partnerët nga BE dhe SHBA, nga afër po ndjekim  procesin e formimit të Qeverisë në Maqedoni, thuhet në njoftimin e sotëm nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Mark Toner.

SHBA-të ftojnë liderët politik pa asnjë vonesë të formojnë Qeverinë e re në pajtim me Kushtetutën dhe aspiratat e vendit për anëtarësim në BE dhe NATO.

Formimi i Qeverisë së re të fokusohet në sundimin e së drejtës dhe implementimin e reformave me çka do t’i vihet fund krizës e cila seriozisht ka dëmtuar zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit si dhe integrimin euroatlantik, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Njëkohësisht SHBA-të ftojnë të gjitha partitë që mbi të gjitha të vendosin interesat e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, të punojnë në mënyrë konstruktive dhe në tërësi t’i zbatojnë detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Përzhinës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button