Parashikimi shqetësues i shkencëtarit të madh Carl Sagan, për botën e sotme

Astronomi Carl Sagan ishte një komunikues i madh i shkencës, i njohur gjerësisht për seri origjinale televizive “Cosmos”. Ai ishte gjithashtu një shkrimtar pjellor dhe në vitin 1995 shkroi librin “Bota e pushtuar nga djajtë: Shkenca si një qiri në errësirë”, që prek tema të ndryshme, që nga hedhja poshtë e mashtrimeve si rrëmbimet prej alienëve, tek spiritualizmi. Më poshtë një paralajmërim trazues që deri diku kujton botën ku jetojmë sot, shkruan bota.al, përcjell Portalb.mk.

“Shkenca është më shumë se një trup njohurish; është një mënyrë të menduari. Kam një parandjenjë të keqe për Amerikën në kohën e stërnipërve të mi – kur SHBA të jetë një shërbim dhe ekonomi informacioni; kur të gjithë industritë kryesore të prodhimit të kenë shkuar në vende të tjerë; kur fuqi të jashtëzakonshme teknologjike të jenë në duar të pak njerëzve, dhe ata që përfaqësojnë interesin publik as nuk do munden të rrokin problemet; kur populli të ketë humbur aftësinë për të vendosur agjendën e vet, apo me vetëdije të vërë në dyshim ata që kanë pushtet; kur shkundja e kristakleve tona dhe konsultimi nervoz me horoskopin, me aftësitë tona më të rëndësishme në rënie, të paaftë për të dalluar mes asaj që ndihet e mirë dhe asaj që është e vërtetë, ne do rrëshkasim, pothuaj pa e vënë re, sërish në supersticion dhe errësirë”. /bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button