Investimet direkte në Maqedoni më së shumti janë nga Gjermania dhe Turqia

Investimet e drejtpërdrejta të huaja në Republikën e Maqedonisë në nëntë muajt e vitit 2016 arrijnë 199,45 milionë euro. Investimet e drejtpërdrejta, sipas të dhënave të publikuara të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, arrijnë 104,45 milionë, ndërsa riinvestim i pashpërndarë i fitimit dhe një pjesë e instrumenteve ditore është 93,63 milionë euro.

Sipas të dhënave, investimet e përgjithshme të drejtpërdrejta në tremujorin e parë arrijnë 106,91 milionë euro, ndërsa riinvestim i pashpërndarë është 91,51 milionë euro. Në tremujorin e dytë 36,07 milionë euro, ndërsa në tremujorin e tretë 56,10 milionë euro, ndërsa  riinvestim i pashpërndarë arrin 14,54 milionë euro.

Më shumë investime kanë arritur nga Gjermania 23,20 milionë euro, Turqia 23,14, Italia 12,46 milionë, Bullgaria 11,72 milionë dhe Luksemburgu 11,48 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button