MPM hapi ndërmarrje – binjake

Ish drejtori i Media Print Maqedoni (MPM), Aleksandar Dinev, hapi ndërmarrje të njëjtë  thuajse me emër të njëtë – Media Print SHPK. Dinev ishte drejtor në MPM deri të premten, kur ehe u fshi nga Regjistri Qendror dhe në pozitën udhëheqëse ngeli vetëm, Sergjan Kerim, shkruan BIRN, transmeton Portalb.mk.

Ndërmarrjen e re Dinev e hapi me depozitë fillestar prej 5 mijë eurove.

Të gjitha këto ndryshime kanë ndodhur pasi që në gazetat e botuara nga MPM, “Dnevnik”, “Utrisnki Vesnik” dhe “Vest” filluan me grevë për mospagesë të rrogave.

I kërkuar për të dhënë përgjigje, Dinev nuk është përgjigjur në lidhje me hapjen e ndërmarrjes thuajse me emër të njëjtë. Me këtë hap, BIRN shkruan se mundet që ndërmarrja MPM të falimentojë, ndërkaq punën ta merr ndërmarrja e re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button