“Telegraf”: Londra do ta ndalojë kalimin e migrantëve nga BE-ja me fillimin e procesit për Brekzit

Qeveria britanike do të fillojë bllokimin e pranimit të migrantëve nga vendet e BE-së, në të njejtën kohë me ngritjen e nenit 50 të Marrëveshjes së Lisbonës për fillim zyrtar të procesit për dalje të Britnaisë së Madhe nga Unioni, kumtoi “Dejli Telegraf”, duke iu referuar burimeve qeveritare.

Gazeta, e cila konsiderohet si e afërt me Partinë konservatore në pushtet, pohon se Qeveria e kryeministres Tereza Mej do të kumtojë se shtetasit e BE-së të cilët do të vijnë në vend, nuk do të mund të vendosen dhe përfundimisht të mbeten në Britnai të Madhe.

“Kryeministrja Mej dëshiron marrëveshje të shpejtë me Brukselin rreth mbrojtjes së të drejtave të shtetasve evropianë të cilët tashmë punojnë dhe jetojnë në territorin britanik, si dhe britanikët të cilët ndodhen nëpër 27 vendet e BE-së”, thekson “Dejli Telegraf”.

Paralajmërimet për masat e para të Londrës zyrtare pas fillimit të procesit për dalje nga Unioni, vjen në kohën kur pritet që Britania e Madhe ta inicojë nenin 50, ndërsa në mediume parashikohet se kur do të ndodhë kjo.

Gazetat të cilat komplotuan Brekzitin, bazhdojnë me fushatën e tyre antievropiane dhe antimigruese, duke i bërë presion Qeverisë të mos e zvarritë fillimin e procesit negociues.

Mej që vjeshtën e kaluar paralajmëroi se kjo do të ndodhë kur Britania e Madhe “do të ejtë e gatshme” dhe e përmedni periudhën deri në fund të marsit të këtij viti.

Disa gazeta londineze vlerësojnë se kjo do të mund të përputhet me Samitin e posaçëm të BE-së më 25 mars, kur do të shënohet 60-vjetori i Marrëveshjes së Romës dhe krijimi i Bashkësisë ekonomike evropiane (BEE), që është themel mbi të cilin është krijuar BE-ja e sotme.

Një përfaqësues i Dauning Strit 10, megjithatë, sot refuzoi t’i komentojë pohimet e “Dejli telegraf”, duke deklaruar shkurtimisht se bëhet fjalë për “spekulime” të gazetës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button