Artikujt gazetareskë nuk krijojnë gjëegjëza
[Recension: Vullneti i shumicës është me rëndësi vetëm kur janë në pyetje shqiptarët: Аhmeti dhe Zaevi e injorojnë vullnetin e maqedonasve]
A duhet tekstet gazetareske të jenë gjëegjëza? Ose të shkruhet në formë të mozaiqeve? Kuptohet – jo. Njëra nga rregullat kryesore të këtij profesioni është “Le të jetë e shkurtër dhe e thjeshtë”. Të shkruash shkurt, thjesht dhe kuptueshëm është mjeshtëria e gazetarit.
Pse lexuesit ose shikuesit do të pyeteshin se ç’kanë dashur të thonë gazetarët? A ka diçka ndërmjet rreshtave të tekstit gazetaresk? Këto janë pyetje të cilat publiku nuk ka nevojë t’i parashtrojë.
Në rastin e këtij teksti ndodh mu ky proces. Përderisa e lexoni këtë artikull, pyeteni se cili është kuptimi i këtij teksti. Është si një lloj gjëegjëze.
Linku deri te artikulli: Vullneti i shumicës është me rëndësi vetëm kur janë në pyetje shqiptarët: Аhmeti dhe Zaevi e injorojnë vullnetin e maqedonasve
Data dhe koha e publikimit: 23.02.2017, 09:39
Data e recensionit: 23.02.2016
Recensues: Zoran Bojarovski
PJESË TË NJË INTERVISTE TË VJETËR
Lexoni pjesë që janë marë dhe që janë ngjitur nga një interviste e Ali Ahmetit të vitit 2008, pa kontekst, pa intervenim gazetaresk dhe redaktues…
Mirë, lexuesit e udhëzuar dhe të informuar do të vijnë deri te përfundimi se përmbajtja mediatike ka të bëjë me mosrespektimin e parimit “fituesi me fituesin bën koalicion qeveritar”. Mirëpo, pse do të pritej që të gjithë lexuesit vetë ta “zgjidhin gjëegjëzën”.
Në të vërtetë, ka një gjysmëfjali në tekst që e bën me dije këtë, mirëpo pse ka nevojë që ajo të “fshehet” në atë mënyrë? Kjo në mënyrë plotësuese e ndërlikon artikullin.
Edhe ilustrimi është njësoj! Një ilustrim i tillë komentues është absolutisht joadekuat dhe i njëanshëm. Intervenimi i fotografisë është në kundërshtim me nenin 13 të Kodit të gazetarëve, i cili thotë:
Gazetari duhet të bëjë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimit, ndërmjet lajmit dhe komentit.
Kjo situatë me fotografinë e fotoshopuar, si dhe i gjithë kornizimi i “gjëegjëzës” prej tekstit, e bën këtë storje të njëanshme, ndërsa neni 14 i Kodit të gazetarëve thotë se raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar, dhe se gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.
Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).