Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident

Pranë kryqëzimin me rrugën lokale në fshatin Kadino, dje në orën 9:05 minuta ka ndodhur një aksident në mes automjetit të markës “Golf” dhe “Fiat Brava”, transmeton Gazeta Express.

Në rrugën lokale Marino- Miladinovci, pranë kryqëzimit me rrugën lokale në fshatin Kadino, dje në ora 9:05 minuta ka ndodhur një aksident në mes automjetit të markës “Golf” me targa të Shkupit, e drejtuar nga S.S. (1969) nga fshati Miladinovcë dhe automjetit të markës “Fiat Brava” me targa të Kërçovës, e drejtuar nga D.P. (1980) nga Kërçova.

Në këtë fatkeqësi trafiku nga lëndimet e marra në vendin e ngjarjes ka ndëruar jetë vozitësi i automjetit “Golf”, S.S.(1969), kurse vozitësi i “Fiat Brava”, D.P. dhe bashkëudhëtari i tij V.J. (1985) nga Strumica, janë dërguar në Qendrën Urgjente në Shkup, ku tek D.P. janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur për shërim të metejmë, derisa V.J ka kaluar vetëm me lëndime të lehta trupore dhe pas dhënies së ndihmës së parë është lëshuar për kurim në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button