Një shofer nga Bullgaria është gjetur pa shenja jete në një kamion në Deve Bair

Një shofer gjashtëdhjetë vjeçar i një kamioni nga bullgaria dje në mëngjes është gjetur i vdekur në një automjet motorik transportues i markës “volvo” me targa bullgare në terminalin në vendkalimin kufitar “Deve Bair”.

MPB informoi se rastin e ka denoncuar një i punësuar në terminalin doganor Deve Bair dje në ora 9 e 30 minuta.

Nga një ekip i Ndihmës mjekësore Kriva Pallankë është konstatuar vdekja pa gjurmë të dhunës, ndërsa shkaku për vdekjen është ndërprerja e punës së zemrës dhe të organeve vitale.

Është konfirmuar se i vdekuri është B.L.J. (60) nga Dupnica, R. e Bullgarisë më 21 shkurt të vitit 2017 është nisur me automjet që të kryejë transport deri në Shkup si destinacion i fundit. Në VK “Deve Bair” ka arritur më 22 shkurt të vitit 2017 në ora 14:50.

Me urdhër të Prokurorit publik mbi trupin e të vdekurit do të kryhet autopsi në Institutin për mjekësi ligjore në Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button