PLD do të propozojë ligj të ri për përdorimin e Kanabisit

Partia Liberal Demokrate informoi se nëpërmjet deputetëve në Kuvend do të dorëzojë propozim deri te Qeveria e re për sjelljen e zgjidhjes së re ligjore për legalizim të kanabisit për përdorim mjekësor dhe për dekriminalizimin e përdorimit personal, njofton Portalb.mk.

Nga partia thonë se propozim-ligji do të harmonizohet me nevojat e të gjithë palëve të interesuara dhe në bashkëpunim me shoqëritë civile.

“Oferta e rritur e vajit të kanabisit në tregun e zi është fakt i mjaftueshëm se zgjidhja aktuale e ligjit është treguar si i pasuksesshëm. Vaji i kanabisit patjetër duhet të jetë në dispozicion deri te të gjithë qytetarët që me të vërtetë ju nevojitet, ashtu siç kanabisi për përdorim rekreativ duhet të  dekriminalizohet”, thonë nga PLD.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button