Rihanna shpallet Personi Humanitar i Vitit nga Universiteti i Harvardit

Çmimin ajo do ta marrë në një ceremoni të martën tjetër, në Massachusetts, shkruan kultplus, përcjell Portalb.mk.

Fituese e çmimit Grammy, këngëtare e aktore, Rihanna është edhe një grua bamirëse.

Rihanna është përzgjedhur Personi Humanitar i Vitit nga Universiteti i Harvardit, për punën e saj në filantropi, sidomos në Barbados, qytetin prej nga ajo vjen.

Çmimin ajo do ta marrë në një ceremoni të martën tjetër, në Massachusetts.

Rihanna, me paratë e saj ka ndërtuar një qendër për onkologji dhe mjekësi për të diagnostifikuar e trajtuar kancerin e gjirit.
“Për mua, të japësh e të bësh mirë është fantastike, dhe kështu duhet të jetë për të gjithë” pati thënë Rihanna vitin e kaluar kur është pyetur për bamirësitë e saja të cilat shpesh nuk fliten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button