Edhe një sulm vdekjeprurës në Pakistan

Së paku pesë veta janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në qytetin Lahore të Pakistanit, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Sulmi ka ndodhur në një lagje të pasur tregtare, tha një zëdhënës i policisë në provincën Punxhab.

Pakistani është goditur nga disa sulme ditëve të fundit, përgjegjësinë për të cilat e kanë marrë grupet militante islamike.

Nëntëdhjetë veta janë vrarë javën e kaluar nga sulmi në një lokacion të shenjtë, në qytetin Sehvan.

Në përgjigje, Pakistani ka ndërmarrë një ofensivë, e cila ka përfshirë mbylljen e disa vendkalimeve kufitare me Afganistanin dhe vrasjen e rreth 100 militantëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button