Dasma e Bes Kallakut, aktori tregon përfytyrimin e tij të përhershëm

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë planifikuar dasmën e tyre këtë vit. Ajo do të organizohet në verë. Asgjë më shumë nuk dihet deri tani, por sot, Bes Kallaku ka dhënë një ide sesi do të jetë dasma e tyre. Ai ka thënë për Wake Up që dasma do të jetë e ngjashme me ceremonitë martesore që realizohen në fshat., shkruan Revista Class, përcjell Portalb.mk.

“Gjithmonë kam dashur që dasma ime të bëhet në ambient të hapur, se më kujtojnë fëmijërinë, por duhen parë kushtet mos bie shi”, tha aktori i “Portokalli”-së.

Tashmë që hotelet apo resortet luksoze janë kthyer në vendet tipike të dasmave VIP, mund të kishim imagjinuar që edhe zgjedhja e Besit dhe Xhensilës do ishte mes tyre, por duket se shijet e aktorit do e çojnë festën e madhe në natyrë. Shpresojmë që edhe shijet e Xhensilës përputhen me të tijat. Gjithsesi dasmat Shabby Chic janë shumë të pëlqyera, aq më shumë në muajt e ngrohtë dhe zgjidhen edhe nga persona të njohur, për atmosferën ndryshe që ofrojnë. Edhe në Shqipëri, në vitet e fundit, disa personazhe publikë kanë zgjedhur të organizojnë dasma në natyrë, stil “country” siç ishte festa që organizoi Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa në Pezë.

Ndoshta ideja e Besit është edhe më tradicionale dhe më e përafërt me dasmat e dikurshme shqiptare në fshat që i kujtohen nga fëmijëria. Mes gëzimit të pakrahasueshëm të asaj atmosfere ai ka menduar që kështu do ishte dhe dasma e tij, por me siguri Xhensila është më e bukur sesa çdo nuse që mund të ketë menduar në atë kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button