Sheqerinska: Bisedimet me BDI për formimin e Qeverisë janë në fazën përfundimtare

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqrinska, sot është takuar me ambasadorin e Norvegjisë Arni Bjornstad, me të cilin kanë diskutuar për procesin e sigurimit të shumicës parlamentare për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“bisedimet mes LSDM-së dhe partive të cilat pritet të jenë pjesë e shumicës parlamentare janë në fazë përfundimtare. Po negociohet për të gjitha çështjet në bazë të Kushtetutës, për atë ka pajtueshmëri nga të gjitha palët. Presim që Maqedonia në kohë sa më të shpejtë ta formojë Qeverinë e re”, deklaroi Sheqerinska.

Sipas saj, ashtu siç njofton LSDM, Qeveria e re do të jetë reformuese dhe do të mundësojë zbatimin e reformave prioritare të cilat dalin nga raporti i Pribesë dhe Marrëveshja e Përzhinës me qëllim që të sigurohen institucione të pavarura që do të punojnë ë interes të qytetarëve dhe perspektivën euro-atlantike.

“Shumica e qytetarëve votuan për ndryshime. Qytetarët presin jetë kualitative në Maqedoni, ne për atë jemi obliguar në “Planin për Jetë” dhe atë do ta bëjmë”, tha Sheqerinska.

Sipas kumtesës së LSDM-së, në takim është theksuar nevoja për funksionim të papenguar të PSP-së dhe të drejtësisë në Maqedoni, si angazhime që dolën nga shumica e vullnetit të qytetarëve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button