Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Turqia, duan pjesëmarrje në samitet e BE-së

Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të udhëhequr nga Turqia ngrenë iniciativë për pjesëmarrje në samitet e BE-së dhe në mbledhjet e  Këshillit Evropian në cilësinë e vëzhguesit.

Siç informon korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, për këtë iniciativë e cila tani vetëm po diskutohet dhe matet pulsi i vendeve anëtare të BE-së, shefat e shteteve që kanë ngritur këtë iniciativë, dëshirojnë që të marrin pjesë në mbledhjet e instancave më të larta për të parë se si funksionon BE-ja dhe të përgatiten më mirë për pjesëmarrjen në debatet në samitet e BE-së.

Këtë iniciativë për MIA-n e ka konfirmuar Gjull Bujukershen Orall, këshilltari i parë i misionit të përhershëm të Turqisë në BE, i ngarkuar për çështje politike dhe për Ballkanin Perëndimorë.

“Dëshira e vendeve kandidate për të marrë pjesë në samitet e BE-së dhe në mbledhjet e Këshillit të Bashkimit Evropian në cilësinë e vëzhguesit është vetëm një ide preliminare dhe nuk ka prapaskenë zyrtare. Le të e marrim s ekjo është vetëm një këmbim joformal të mendimeve në mes kolegëve”, thotë këshilltari i parë i ambasadës turke në Bruksel. 

Lajme të ngjashme

Back to top button