PSP i hulumton donacionet mediale, shumën e parave që u dhanë për garniturën qeveritare VMRO – BDI

Prokuroria Speciale Publike është duke hulumtuar raportet financiare të shumë mediave në Maqedoni. Prej të premten hulumtuesit e PSP-së i kanë kontrolluar dokumentet e kompanisë MPM, nën të cilat janë gazetat ditore “Dnevnik”, “Utrinski Vesnik” dhe “Vest”, ndërsa hetimi ka filluar edhe për punën e televizionit Kanal 5 dhe disa mediave të tjera. Nga ekipi i Katica Janevës nuk deklarojnë se për çfarë hetimi bëhet fjalë, por me siguri bëhet fjalë për kontrollime në kuadër të procedurës paraprake për donacionet e VMRO-DPMNE-së, shkruan TV Nova, përcjell Portalb.mk.

Tashmë në disa cikle zgjedhore mediat paraqiten si donatorë më të mëdhenj të partive qeveritare, reklamat e Gruevskit dhe ekipit të tij me orë janë sjellur nëpër televizione dhe radio, dhe në gazeta kanë mbizotëruar listat zgjedhore dhe programet e VMRO-DPMNE-së. Gjithë këtë, VMRO-DPMNE nuk e ka paguar, ose ka fituar lirime të mëdha në të gjitha mediat pro-qeveritare. Dhe jo vetëm kaq, por partia e Gruevskit e ka okupuar pjesën më të madhe të termineve të reklamave dhe nëse ndonjë parti tjetër do të donte të reklamohet, do të ishte e pamundur, Portalb.mk.

Nova TV i llogarit të gjitha donacionet e mediave, sipas raporteve financiare të dorëzuar në Entin shtetëror për revizion, për paratë e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe BDI-së. Ata tregojnë se në vitin 2011 partia e Gruevskit ka marrë donacione prej mediave në shumë prej 3.648.000 euro. Pastaj ajo shumë ulet në vitin 2013 gjatë kohës së zgjedhjeve lokale, kur donacionet e mediave përfshijnë 642.000 euro, që për vitin 2014 të bien në 145.000 euro. Është interesante se në vitin 2011 dhe 2013, donatorët më të mëdhenj janë TV Sitel, Kanal 5 dhe MPM, ndërsa në vitin 2014 paraqiten mediat lokale si TV Sonce, TV Edo, TV Kis Tetovë, Intell Strumicë dhe TV Tera nga Manastiri.

Konkurrencës jolojale në fushata parazgjedhore në media iu vu fundi i vitit 2015 ku një ndër kushtet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në marrëveshjen e Przhinos u ndërrua Kodi zgjedhor në pjesën e reklamave të partive. Prej atëherë mediat nuk mund të jenë donatorë të partive, Portalb.mk.

ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2011- VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE publikon edhe nëntë kandidaturat tjera
VMRO-DPMNE

GJITHSEJ 3.648.600 EURO NGA  31 MEDIA

TV SITEL 325.000 EURO
TV KANAL 5 166.000 EURO
NASHA TV 22.7000 EORO
TV TERA MANASTIR 8.000 EURO
ORBIS MANASTIR 7.300 EURO

LSDM – GJITHSEJ DONACIONE PREJ MEDIAVE 26.700 EURO

LSDM- Çair
LSDM- Çair

KANË DONUAR 5 MEDIA

TV 24 VESTI 8.500 EURO
SLOBODEN PEÇAT 4.400 EURO
TELMA 4.200 EURO
TV KANAL VIS 3.500 EURO
RADIO GALAKSI 3.400 EURO

 

BDI – DONACIONE NGA MEDIAT PREJ 14.00 EURO“Dorëheqjet”-e-shpikura-mediale-Arrin-edhe-reagimi-i-BDI-së-titulli-359x380

 

TV KOHA TETOVË 5.000 EURO
TV USKANA 9.200 EURO

 

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE 2014

GJORGJE IVANOV- DONACIONE PREJ 38  MEDIAVE – 48.000 EURO

VIS STRUMICË 8.800 EURO
TV KOHA TETOVË 5.200 EURO
TRD USKANA 5.000 EURO
TV ERA 2.300 EURO
TV SONCE 1.600 EURO

STEVO PENDAROVSKI- GJITHSEJ 90.000 EURO NGA MEDIAT

TELEVIZIONI AMAZON 29.000 EURO
TV 24 VEST 26.000 EURO
SLOBODEN PEÇAT 22.000 EURO
TV TELMA 4.300 EURO
TV KANAL VIS 8.100 EURO

ILAZ HALIMI

TV KOHA 3.200 EURO

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button